Lajme
Asesi të afrohen qëndrimet, VMRO e quan anti kushtetues pr/ligjin për Prokurorinë

Dy partitë maqedone, LSDM dhe VMRO asesi nuk mund të përfarojnë qëndrimet rreth ligjit të ri për PP. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, propozimin e LSDM-së e quajti anti-kushtetues dhe i siguron kreut të LSDM-së kontroll mbi Prokurorinë, transmeton Zyrtare.net
“Zoran Zaev është i vetëdijshëm se nuk do të kalojë një falje e re. Për këtë arsye është drejtuar për një zgjidhje që siguron mbrojtje të krimit përmes kontrollit të Prokurorisë nga ana e tij. Përsëri propozojnë formimin e një Prokurorie speciale, me paga dhe shtesa të larta ,për prokurorë të zgjedhur. Propozojnë ligj anti-kushtetues dhe në kundërshtim me të drejtën penale. Me ligjin, imponohet që Këshilli i Prokurorëve Publikë të zhvendos prokurorët special në Prokurorinë e re për krim të organizuar, që është jo kushtetues”- Mickoski.

















