Connect with us

Lajme

Artan Hoxha deklaratë të fortë/ Irani ka elementë spiunazhi në Ambasadë

Publikuar

Gazetari Artan Hoxha deklaron se në ambasadën iraniane në Shqipëri ka elementë spiunazhi, të futur nga vetë autoritetet e Iranit.

Hoxha pretendon se këto elementë spiunazhi janë futur në momentin që në Shqipëri erdhën një numër i madh muxhahedinësh, të cilët janë vendosur në një kamp në Manëz.

“2700 muxhahedinë janë vendosur në Manëz. Janë vendosur aty se ishte shumë e vështirë për t’u kontrolluar. Pasi erdhën ata, Irani rriti prezencën me shërbime sekrete në Shqipëri dhe futi brenda ambasadës elementë të spiunazhit. Kampi i Manzës ka vëzhgimin maksimal për SHBA dhe nga Franca, e cila strehon dhe strukturën drejtuese të MEK”, tha gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion”, teksa po fliste për rrezikun e një sulmi nga Irani në vendin tonë pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK