Sport
Arsenali dhuron spektakël, në Emirates gjunjëzohet Man Unitedi

Ndeshja e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’ të mërkurën mbrëma ishte e jashtëzakonshme për Arsenalin, që ishte në ritmin e tyre, duke dominuar Manchester Unitedin.
Nicolas Pepe në minutën e 8’ kaloi në epërsi Arsenalin prej 1:0, shkruan lajmi.net.
Mbrojtësi grek Sokratis Papastathopoulos, në fund të pjesës së parë dyfishoi epërsinë.
Pjesa e dytë nuk solli ndryshim në rezultat, me Arsenalin që në fund triumfoi 2:0./Lajmi.net/






















