Sport
Arrihet marrëveshja, Real Madridi bën goditjen e parë në merkaton e janarit

Real Madridi ka arritur marrëveshjen me Flamengon, për të nënshkruar me talentin brazilian Reinier Zhezus.
Sipas asaj që shkruan “Marca”, marrëveshja është arritur për shifrën e 30 milionë eurove, dhe nënshkrimi do të 19 janar, kur lojtari të mbushë 18 vjeç.
Madrilenët do të presin deri sa mesfushori të mbushë 18 vjeç, në mënyrë që të mos kenë probleme me FIFA-n, për transferimin e lojtarëve të mitur.
Të interesuar për Reinier ishin edhe Barcelona, Atletiko Madridi, Siti dhe PSG-ja, por drejtuesit e Realit nxituan për të mbyllur marrëveshjen më shpejt.reinier-brasil-1553525645-21335
Mesfushori fillimisht do të bashkohet me të rinjtë e Realit, të cilët drejtohen nga Raul dhe më pas do të tentojë ekipin e parë./Panorama/






















