Connect with us

Kosovë

Arkitekti i njohur: Nuk duhet lejuar betonizimi dhe fekalizimi i Badovcit nga oligarkët barbar

Publikuar

Arkitekti i njohur kosovar Ernest Ferizi, ka reaguar pas lajmit se po planifikohen ndërtime afër liqenit të Badovcit.

Përmes një reagimi në Facebook, Ferizi ka thënë se nuk duhet të lejohet betonizimi dhe fekalizimi i Badovcit nga oligarkët barbar.

Arkitekti i njohur ka thënë se një ndër krimet më të mëdha që i bëhet një qytetërimi është ‘Krimi Urban’, përcjell Perisikopi.

Reagimi i plotë i arkitektit Ernest Ferizi

Një ndër krimet më të mëdha që mund ti ja besh qytetërimit është KRIMI URBAN.

Gjenocidi urban është i pafalshëm për shumë e shumë vite ndoshta edhe shekuj, që nuk tjetërsohet. Nuk është një këngë dashurie apo patriotike që mund ta ri dëgjosh sa herë ta dojë shpirti.

Vetëdijesimi qytetar i iniciativës për mbrojtjen e Badovcit është shumë i qëlluar, por fatkeqësisht i vonuar për qytetin e Prishtinës.

Duke u nisur nga ndërtimet e egra te pasluftës, planifikimi sipas interesave klanore, i mangët dhe joprofesional i te ashtuquajturve “ eksperta urban “ te lagjeve te Prishtinës dhe zhvillimit te qytetit ne përgjithësi , sollën deri te objektet e shëmtuara, betonizimi i hapësirave te gjelbëra, mungesa e hapësirave për fëmijë, mungesa e parkingjeve, rrugët e ngushta publike ( Shih Mati 1, e tmerrshme deri ne pafundësi ).

Tashmë Prishtina është shndërruar në një qytet APOKALIPTIK, të dërmuar fare, që nuk do të këndellet deri sa të ekzistojë njerëzimi.

Çka ti themi fëmijëve tanë : Kush mutin jemi ne ?,

çfarë trashëgime kulturore po i lëmë fëmijëve tanë,

çka kemi bërë të hairit për këto 20 vite, bash HIQ ASGJË… Bre zoti na marroftë.

Prandaj , nuk duhet lejuar, as një m2 te ndërtohet te liqeni i Badovcit .

Nuk duhet lejuar betonizimi dhe fekalizimi i ujit tone te pijshëm nga oligarkët barbar, sepse për sa kohë që ka barbarë në këtë vend, populli i civilizuar do të bie gjithmonë pre e tyre.

 

 

 

Maqedoni46 minutes ago

Pesë vjet nga zjarri në spitalin modular Covid në Tetovë që vrau 14 persona

Maqedoni47 minutes ago

Kim Mehmeti: Rama më pranë Beogradit se Prishtinës, “Ballkani i Hapur” i shërben Serbisë

Kosovë47 minutes ago

Abdixhiku për gjashtëshen e LDK-së: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”

Maqedoni49 minutes ago

Skandal në Shkup: Taksisti i kërkoi më shumë para kinezit dhe ia mori nën kërcënimin e thikës

Shqipëri54 minutes ago

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

Kosovë2 hours ago

Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

OP / ED3 hours ago

35 vjet mashtrim: Shqiptarët në pushtet, por jo në shtet!

Shqipëri3 hours ago

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

OP / ED3 hours ago

35 vjet nga pavarësia, rikthehen dilemat e vitit 1991: “Sot na duhet sërish bashkimi politik”

Maqedoni3 hours ago

Tërmeti zgjon Ohrin dhe Strugën: Lëkundje 3.9 ballë godasin jugperëndimin e Maqedonisë

Kosovë3 hours ago

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Maqedoni3 hours ago

35 vjet Pavarësi, Siljanovska-Davkova: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë

NA NDIQ NË FACEBOOK