Tech & Auto
Aplikacioni tregon në kohë reale numrin e të infektuarve dhe vdekjeve nga koronavirusi
Numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në mbi 200 dhe virusit ka infektuar mëse 9,700 njerëz. Ditën e Enjte Organizata Botërore e Shëndetësisë zyrtarisht ka deklaruar emergjencën globale.
Dy zhvillues Franceze kanë krijuar një aplikacion i cili ofron informacione në kohë reale për koronavirusin. Ky aplikacion përmban çdo gjë që duhet të dini për virusin dhe merr informacionet nga WHO dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Michel tha se aplikacioni është krijuar nga festivali i Vitit të Ri Kinez sepse ishin të shqetësuar për epideminë dhe dëshironin të shpërndanin në mënyrë transparente informacionin rreth saj.
Aplikacionin mund ta aksesoni duke klikuar në këtë lidhje. Ai tregon në kohë reale numrin e të infektuarve së bashku me numrin e vdekjeve. Gjithashtu tregon se kur informacioni është përditësuar për herë të fundit. Rrathët dhe madhësia e tyre tregojnë numrin e infektimeve.
Së fundi në aplikacion mund të shikoni numrin e të rikuperuarve nga sëmundja. /PCWorld Albanian