Connect with us

Sport

Anthony Davis refuzon vazhdimin e kontratës me Lakers

Publikuar

Ylli i Los Angeles Lakers, i cili po luan vetëm sezonin e parë me këtë skuadër, po shkëlqen krahë LeBron James.

Paraqitjet e mira të Davis kanë ndihmuar Lakers që të kenë rekordin më të mirë aktualisht në konferencën perëndimore.

Kështu, Lakers i kanë ofruar Davis një vazhdim kontrate për katër vite, por ‘Clutchpoints’ raporton se basketbollisti ka refuzuar këtë opsion, transmeton lajmi.net.

Lakers kanë ofruar kontratë katër vjeçare të vlefshme 146 milionë dollarë.

Por, Davis mund të kap kontratën maksimale me 202 milionë dollarë në vitin 2020, kur të jetë lojtar i lirë.

Në sezonin e tij të parë me Lakers, AD po regjistron 27.7 pikë, 9.5 kërcime, 3.2 asistime dhe 2.6 bllokada për ndeshje. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK