Connect with us

Kosovë

Analisti Ramadani: Kurti nuk po i jep Mustafës presidentin nga frika e Vjosa Osmanit si kryetari e LDK-së

Publikuar

Politologu Shkodran Ramadani ka komentuar zhvillimet e fundit në negociatat mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Ramadani deklaron se Kurti i frikësohet një lidershipi të ri të LDK-së në rast se do ta pranonte Isa Mustafën si president të ri të vendit.

Kujtojmë se në rast se do të zgjidhej president i vendit, Mustafa do të duhej të jepte dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë, dhe e cila pozitë raportohet se do t’i takojë Vjosa Osmanit – e cila ka fituar rreth 176 mijë vota në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Periskopi.

“Arsyeja fshehet tek fakti qe ai duke mos e votuar Isen per President, Kurti e mban Isa Mustafen brenda LDK-se ne menyre qe te pengoje nderrimin e lidershipit ne LDK dhe vete te mbetet si alternativa kundrejt PDK-se.”

Edhe z.Ramadani e sheh Vjosa Osmanin si figurën që do të pasonte Mustafën në krye të partisë.

“Arsyeja pse Vjosa Osmani mbështetet për Presidente nga VV-ja është sepse duke u bërë Presidente, LDK-ja mbetet pa Vjosa Osmanin. Mbetet me Isa Mustafën, Agim Veliun, Lutfi Hazirin dhe disa të rinj ambiciozë por që nuk kanë ndonjë kapacitet për t’u bërë liderë nacionalë.” – shkruan më tej ai.

Më poshtë e keni statusin e plotë të tij:

1) Arsyeja pse Albin Kurti nuk e pranon Isa Mustafen per President nuk qendron tek fakti se ai e sheh si te padenje per ate post. Nuk e ka dert ndryshimin e qendrimeve Kurti. E dime cfare i ka thene dikur e cfare i thote tani. Nuk ka asgje parimore. Eshte qendrim taktik pa nje baze morale. Arsyeja fshehet tek fakti qe ai duke mos e votuar Isen per President, Kurti e mban Isa Mustafen brenda LDK-se ne menyre qe te pengoje nderrimin e lidershipit ne LDK dhe vete te mbetet si alternativa kundrejt PDK-se. Ai e di qe nje LDK e udhehequr nga te rinjte do te jete konkurrente ne zgjedhjet e ardhshme, prandaj shfrytezon mundesite per te pamundesuar nje gje te tille.

2) Arsyeja pse Vjosa Osmani mbeshtetet per Presidente nga VV-ja eshte sepse duke e bere Presidente, LDK-ja mbetet pa Vjosa Osmanin. Mbetet me Isa Mustafen, Agim Veliun, Lutfi Hazirin dhe disa te rinj ambicioze, por qe nuk kane ndonje kapacitet per t’u bere lidere nacionale. Ne kete variant LDK-ja do te mbetej pa asetin kryesor elektoral dhe nuk do te ishte ne gjendje te rivalizonte VV-ne ne zgjedhje kurdo qe mbahen. Gjithashtu per VV-ne Vjosa Osmani eshte e pranueshme sepse i perkasin nje filozofie politike te populizmit dhe de fakto Vjosa do te kishte me shume lidhje me Albin Kurtin sesa Isa Mustafen.

NA NDIQ NË FACEBOOK