Connect with us

Kosovë

Amerika mbetet pa president Castron: Juliani i këndshëm tërhiqet nga gara

Publikuar

Ish Sekretari i Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Julian Castro është tërhequr nga gara presidenciale, kanë konfirmuar nga kampanja e tij për NBC News.

Castro ishte i vetmi kandidat latin në garën preliminare demokrate, por ish zyrtari i administratës Obama asnjëherë nuk arriti të dilte mirë në sondazhe edhe pas paraqitjeve mjaft të mira në debate ndaj kundër-kandidatëve tjerë, përcjell Periskopi.

Më herët, z.Castro kishte qenë edhe kryetar i San Antonios për pesë vjet, dhe në kampanjën e tij garoi me politika të majta, madje më të majta se shumica e kundër-kandidatëve të tij demokratë.

“Kam ardhur në përfundimin që thjesht nuk ishte koha jonë,” tha Castro në një videomesazh ku njoftonte për largimin e tij nga gara.

“Nuk jam ngopur nga lufta. Do të vazhdoj punën për një komb ku secili ka rëndësi, një komb ku secili mund të ketë një punë të mirë, kujdes të mirë shëndetësor dhe një vend të mirë për të jetuar.” – shtoi më tej ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK