Kosovë
Ambasadorët të ndarë për takimin VV-LDK, ngurrojnë të futen në Kuvend (Foto)

Takimi i paraparë për sot u duk se do të niste më herët se që ishte planifikuar. Por, duket se nuk po fillon as gjysmë ore më vonë.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott është parë nga Periskopi para hyrjes së Kuvendit të Kosovës në praninë e shefes së Misionit të BE-së në vendin tonë, znj.Natalia Apostolova.
Nuk është parë askund ambasadori amerikan Philip Kosnett.
Nuk dihet pse ambasadorët janë kaq të ndarë për takimin në fjalë, dhe nuk dihet as pse z.Abbott me znj.Apostolova nuk po futen në vend-takim.
Periskopi do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet. /Periskopi



















