Connect with us

Lajme

Ali Ahmeti: Nuk ka kthim prapa nga gjuha, emri dhe fqinjësia e mirë (VIDEO)

Publikuar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në intervistën e drejtpërdrejt në televizionin Klan të Maqedonisë ka folur rreth zhvillimeve politike në vend.

I pyetur rreth qëndrimeve të opozitës kundër marrëveshjes së Prespës dhe Ligjit për Gjuhën, Ali Ahmeti theksoi që këto qëndrime janë politikë ditore për nevoja të castit.

“Të gjithë duhet ta dijnë që kthim prapa nga barazia gjuhësore, nga ndryshimi i merit dhe nga fqinjësia e mirë, nuk ka. Në pranverë të këtij viti, Evropa është shumë e interesuar që edhe Maqedonia dhe Shqipëria të fillojnë negociatat me BE për anëtarësim në muajin mars.” tha Ahmeti.

Ahmeti vijoi duke thënë që vet krerët e BE kanë vlerësuar që mos hapja e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë ishtë turp i Evropës dhe i Brukselit.

TV KLAN MAQEDONI DEBAT

TV KLAN MAQEDONIDEBAT

Gepostet von Ali Ahmeti am Montag, 27. Januar 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK