Sport
Alexander-Arnold tregon kundërshtarin dhe lojtarin më të vështirë që është përballur

Nën Jurgen Klopp, 21-vjeçari e ka vënë në diskutim mbrojtësin më të mirë të djathtë në futbollin botëror, duke ndihmuar skuadrën e tij jetë e pamposhtur në Premierligë deri më tani këtë sezon.
Por një humbje 2-1 ndaj Unitedit në Old Trafford në mars 2018 dëshmoi se kishe ende leksione mësimi për produktin e akademisë së Reds, i cili thotë se ai nënvlerësoi Rashford – golashënuesi i të dy golave atë ndeshje, transmeton lajmi.net.
“Po, më e vështira për sa i përket një kundërshtari të drejtpërdrejtë dhe dikujt që më driblon mua në futbollin profesional”.
“Unë do të thoja se e nënvlerësova atë. Ishte një leksion mësimi për mua”.
“Ishte diçka që e urreja të ndodhte. Si lojtar i Liverpoolit është ndoshta ndeshja më e keqe e sezonit. Por kur të ndodhin gjëra të tilla duhet të mësosh prej tyre”.
Ndryshe, Liverpool dhe Manchester United nesër zhvillojnë ndeshjen e javës së 23-të në Premierligë. /Lajmi.net/


















