Connect with us

Kosovë

Albulena Haxhiu reagon pas vendimit për rastin “Pronto’: Trupi gjykues u dha të drejtë abuzuesve

Publikuar

më

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore për rastin e njohur si Pronto, duke thënë se kjo është goditje për shtetin e së drejtës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka akuzuar trupin gjykues se ‘u dha të drejtë abuzuesve’, shkruan Periskopi.

Reagimi i plotë I Haxhiut në Facebook

Aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës Pronto është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës.

Gjykata sot, i dha të drejtë atyre që ia kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit.

Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve.

Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?!

Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që thërret për angazhim deri në çkapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re.

NA NDIQ NË FACEBOOK