Connect with us

Lajme

‘Albinus Kurtis’: Conway tregon se si Donald Trump mendonte që Baltiku është Ballkani

Publikuar

George Conway, avokati i njohur nga Washingtoni dhe i burri i Këshilltares së Lartë të Trumpit, Kellyanne Conway, ka ngacmuar edhe një herë tjetër presidentin në një seri postimesh në Twitter ku i theksonin injorancën e tij në fushën e gjeografisë.

Nga të menduarit se “Belgjika është qytet” në ë besuarit se “ka shtete në planet që quhen “Nipple” [thithma e gjinjve] dhe “Button” [kopsë], avokati i njohur konservativ ka sulmuar z.Trumpi pas raportimeve ku pretendohej se presidenti është tepër i dobët sa i përket çështjeve politike.

Potpuria e postimeve në Twitter e z.Conway vjen pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, raportohet se qortoi një raportuese të NPR-së që po e pyeste atë për skandalin e presidentit me Ukrainën, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Z.Trump është akuzuar se ka ndaluar një ndihmë kyçe ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë duke i kërkuar presidentit të këtij vendi një hetim politik ndaj rivalit të tij politik, Joe Bidenit.

“A mendon se amerikanëve iu bën shumë për Ukrainën?” i kishte bërtitur Pompeo gazetares.

Ai e kishte përdorur fjalën f*cking” në atë fjali, bashkë me të tjera.

“Në një takim me liderët e shteteve Baltike, presidenti Trump kishte menduar se po fliste me njerëz nga Ballkani,” kishte vazhduar më tej z.Conway.

“Huqja favorite e imja është pështjellimi i presidentëve të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë [shtetet e Baltikut] me shkatërrimin e Jugoslavisë, dhe ata s’mund ta besonin.” – kishte postuar ai. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK