Kosovë
Albin Kurti nuk e informoi LDK-në për thirrjen e Kuvendit për votimin e Qeverisë

Pavarësisht se VV-ja dhe LDK-ja nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar datën 3 shkurt seancën për të votuar Qeverinë e re të Kosovës, kërkesë kjo e dërguar në kryesi një ditë më parë nga kreu i VV-së Albin Kurti.
Kjo kërkesë e Kurtit si duket e ka zënë LDK-në në befasi. Sipas nënkryetarit të LDK-së Haki Rugova, Kurti nuk e ka informuar LDK-në për thirrje të seancës për votimin e Qeverisë.
“Ta shohim kur po caktohet seanca, me sa di unë nuk kemi qenë të informuar”, ka thënë ai në një deklaratë për Periskopin.
Periskopi po ashtu ka kontaktuar edhe me deputetin e LDK-së Driton Selmanaj, për të marrë një qëndrim lidhur me kërkesën tashmë të njëanshme të Albi Kurtit, por se Selmanaj tha se dal LDK-ja shumë shpejt do të dalë me një qëndrim zyrtar.
“Do e kemi qëndrimin zyrtar të LDK-së shumë shpejt”, tha Selmanaj për Periskopin.
Ndryshe dje Albin Kurti ka zhvilluar një takim me disa përfaqësues të subjekteve të komuniteteve joshumicë në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe zyrtarët e Listës Serbe.
Kujtojmë se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, të enjten ka thënë se partia e tij do ta votojë përbërjen e qeverisë së prezantuar nga Kurti edhe nëse nuk do të ketë marrëveshje me LVV-në, por jo pa kushte./Periskopi/B.Hoti/




















