Lajme
Aksidenti tragjik me vdekjen e dy kalimtarëve në Tiranë, “burg” dy shoferëve

Gjykata e Tiranës ka vendosur te lere në burg dy shoferët e përfshirë në aksidentin tragjik në Tirane, ku mbeten te vdekur ne vend dy kalimtaret.
Në seancën e sotme per caktimin e masës se sigurisë, gjykata vendosi “arrest në burg me afat 30 ditor” për shtetasin Edmond Murati dhe “arrest në burg pa afat” për shoferin e automjetit tjeter, Etjon Lazrin.
Ne mbyllje te seances, avokati i Muratit e ka quajtur te padrejte masen per klinetin e tij, duke thene se tashme nga gjithe provat e administuara dhe pamjet filmike, duket qarte fajesia. Sipas tij, klienti i tij ka qene ne rregull me qarkullimin, ka hapur sinjalin per kalim ne korsine tjeter dhe ne kete moment eshte perplasur fort nga automjeti qe drejtohej nga shoferi Lazri.
“Ne kemi shprehur mënyrën dhe mekanizimin tonë lidhur me ngjarjen si ndodhi. Doja që të shprehja ngushëllimet familjarëve të personave që humbën jetën, nuk është ngjarje që do të ndihej i kënaqur askush kur përfaqëson klientin në gjyq, por e vërteta është se klienti im ishte në korsinë dhe drejtimin e rregullt, e pasi ka hapur sinjalin për të kaluar në korsinë majtas është përplasur nga mjeti volksvagen. Nuk jem dakord me vendimin e gjykatës, nuk janë kriteret për të caktuar masë me afat 30 ditor. Në video është e përcaktuar qartë fajësia”- tha avokati.
Drejtuesi i automjetit, Edmond Murati, para uniformave blu ka deklaruar se përplasja ndodhi shumë shpejt.
Nga aksidenti humbën jetën Erion Balla, 36 vjeç nga Rrësheni dhe 72-vjeçarja Idajete Salliu.
Ne videon qe u publikua, sipas pamjeve filmike ne vendin t ngjarjes, rezultoi se aksidenti ishte shkaktuar nga mjeti qe në tentativë për t’u kthyer në një rrugë dytësore, i preu rrugën automjetit ‘Volkswagen New Beatle’ i cili përplasi më pas dy kalimtarët, Erion Ballën dhe Hidajete Salliun./Panorama/




















