Kosovë
Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën rajonale Skënderaj-Klinë duke lënë të lënduar gjashtë persona.
Në këtë aksident të përfshira ishin dy vetura civile.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Gjashtë të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor pas aksidentit.




















