Connect with us

Lajme

Aksident në Berat, vdes një këmbësor (VIDEO)

Publikuar

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur minutat e fundit dhe sipas informacioneve një person ka humbur jetën.

Mësohet se viktima Gramoz Zani, 55 vjeç, ishte duke kaluar rrugën në gjendje të dehur, kur i ka prerë rrugën automjetit tip Mercedez Benz.

Nga përplasja 55 vjeçari ka përfunduar në asfalt. Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje autoambulanca dhe forcat e policisë.

Autoambulanca me ekipin mjekësor kanë transportuar Zanin në repartin e urgjencës, por ai ka ndërruar jetë disa minuta më pas.

Pas aksidentit të rëndë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin R.H. Ekspertët e policisë rrugore, po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit në këtë aks problematik.

Mësohet se viktima Gramoz Zani ishte një person i braktisur, i alkoolizuar dhe që jetonte prej kohësh rrugëve në zonën e Kombinatit.

Ndërkohë policia ka dhënë dhe informacionin paraprak në lidhje me këtë ngjarje:

Njoftimi i policisë:

“Berat

Informacion paraprak

Në rrugën Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Ura e Hanit”, një mjet tip Benz me drejtues shtetasin R.H, banues në Drenovic, ka aksidentuar kembësorin shtetsin G.Z, 55 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit”.

NA NDIQ NË FACEBOOK