Connect with us

Lajme

Aksident i tmerrshmëm në Vlorë, makina përmbyset në autostradë

Publikuar

Një aksident i frikshëm ka ndodhur nën autostradën e re Levan-Vlorë, te nënkalimi i Novoselës.

Një mjet tip ‘Honda’ me targa AA 711 CZ, ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe është përmbysur në rrugë.

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit nuk ka pësuar lëndime.

Dyshohet se ajo ka humbur kontrollin e makinës  teksa ka ngatërruar daljen tek nënkalimi i Novoselës.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin.

NA NDIQ NË FACEBOOK