Connect with us

Lajme

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Tetovë-Zhelinë, 2 të plagosur rëndë

Publikuar

Para pak çastesh në rrugën e vjetër Tetovë – Zhelinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Sipas informatave të para një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur një veturë familjare. Për pasojë makina familjare ka shpërthyer në flakë ku kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit e automjeteve.

Të plagosurit fillimisht janë dërguar në spitalin e Tetovës, por për arsye të gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ndodhen janë dërguar për një trajtim më të specializuar drejt klinikës së Shkupit.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat e plagosur nga makinat, për shkak edhe të dëmtimit të madh që kanë pësuar makinat nga zjarri i fuqishëm që ka shpërthyer.

Gjithmonë sipas informatave të para, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shikueshmëria e vogël për shkak të mjegullës së dendur që ka përfshirë në këto momente fushën e Pollogut.

Ndërkohë SPB-ja dhe Prokurori i turnit të Tetovë ndodhen në vendngjarjeje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë. Identiteti i të plagosurve ende nuk dihet.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK