Connect with us

Kosovë

Aksident i rëndë në Prekaz, shtatë persona të lënduar

Publikuar

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prekaz të Epërm të Skenderajt.

Aksidentin në fjalë e ka konfirmuar  Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Jugut.

Ai deklaroi se aksidenti ndodhi rreth orës 17:30, dhe se ishin të përfshira dy vetura civile.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte  rreth orës 17:30, në një rrugë lokale në fshatin ‘Prekaz i eperm’ të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku  si pasojë e lëndimeve të pësuara shtate persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Zahiti.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK