Kosovë
Ahmeti thotë se do të ndërtohet një sallë e re sportive në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se kanë ndarë mjetet për ndërtimin e një salle të re sportive, transmeton Klan Kosova.
Këtë e bëri ai të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Në buxhetin e vitit 2020, kemi ndarë mjete për ndërtimin e një salle të re sportive në kryeqytet me mbi 3 mijë ulëse. Salla është e paraparë për sportet me dorë, basketboll, hendboll, volejboll si dhe për sportet luftarake”, ka shkruar Ahmeti.
Në buxhetin e vitit 2020, kemi ndarë mjete për ndërtimin e një salle të re sportive në kryeqytet me mbi 3 mijë ulëse. …
Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Freitag, 17. Januar 2020





















