Connect with us

Kosovë

Agjencia “Predict” gjen 92 koronaviruse tjera: Ngrohja globale sjell sëmundje krejt të reja e eksplozive

Publikuar

Megjithëse autoritetet në mbarë botën janë u rrekur të kontrollojnë shpërthimin e ri e vrastar të koronavirusit, ekspertët e sëmundjeve infektive po e lëshojnë alarmin se sëmundjet e reja, krejt të reja, do të jenë shumë më eksplozive shkaku i ngrohjes globale.

Në vitet e fundit, shkencëtarët kanë lidhur sëmundjet infektive me kafshët, më saktë me kafshët e egra. Shumica e këtyre kafshëve të egra po zhvendoset shkaku i ngrohjes globale e cila po iu shkurton habitatin, duke i bërë ato që të kenë kontakt më të afërt me njerëzit.

Përpjekjet e fundit kanë zbuluar që një rezervuar i madh i viruseve shqetësuese dhe i të tjera mikrobeve te kafshët mund të çojnë në katastrofa nëse infektojnë njerëzit, shkruan Daily Beast, përkthen Periskopi.

“Nuk mund të vazhdojmë që thjesht t’i mbyllim tregjet dhe të dezinfektojmë,” tha Christine K. Johnson, profesoreshë e epidemiologjisë dhe ekosistemit në Universitetin e Kalifornisë në Davis. “Na duhet të punojmë në një mënyrë proaktive.”

Tregu që i pushtoi ballinat e gazetave botërore në javët e fundit ishte ai në Wuhan të Kinës, epiqendra e shpërthimit të virusit vdekjeprurës që tashmë ka mbytur mbi 100 njerëz dhe ka prekur 4 mijë e 700 të tjerë në 16 vende të ndryshme të botës.

Por, shumë më herët para kësaj krize të rëndë, një përpjekje qeveritare amerikane e quajtur PREDICT kishte zbuluar mbi 1 mijë viruse të reja te kafshët, vetëm në Azi dhe Afrikë.

Ajo vërejti se në këtë grup ishin 92 koronaviruse, familja që përfshin SARS-in, MERS-in dhe koronavirusin e ri të Wuhanit. Virusi i fundit është lidhur me lakuriqtë, ndoshta si kafshë ndërmjetësore me gjarpërinjtë që shiten në treg ku sëmundja mund të kalojë te njerëzit.

Ngrohja globale mund të përshpejtojë zhvendosjen e kafshëve dhe kjo gjë shihet si më e rrezikshmja.

Një dukuri shqetësuese është stresi i shtuar i kafshëve shkaku i kësaj zhvendosjeje dhe jetës që bëjnë në tregjet e kafshëve.

“Kur jeni të stresuar, keni imunitet më të dobët, dhe prandaj merrni viruse gjithë kohës,” tha ajo. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK