Connect with us

Kosovë

Abrashi thotë se LDK nuk ka emër për president

Publikuar

Sekretari Organizativ i LDK’së, Arban Abrashi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se LDK nuk ka emër për propozimin për president të vendit.

Ai ka thënë se kërkesa e VV’së për të ditur emrin tani për propozimin e LDK’së nuk është e arsyeshme.

“Nuk kemi emër për president. Kur vjen koha do ta nxjerrim gjatë vitit”, ka thënë Abrashi.

“LDK i ka standartet më të larta se VV’ja. Kemi traditë në propozimin nëpër pozita, nuk e shoh të arsyeshme të dalim tash me emër”, ka shtuar ai/Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK