Connect with us

Kosovë

Abrashi: Nuk kemi kërkuar rritje të ministrive, ne kemi qëndruar në ofertën e parë nuk kemi ndryshuar

Publikuar

Sekretari i LDK’së Arban Abrashi tha se oferta e LDK’së kjo e fundit tash e 10 ditë i është dërguar VV’së dhe se kjo ofertë nuk ka ndryshuar.

Ai tek emisionin  DPT te Fidani, tha LDK këtë ofertë e ka që pas çertifikimit, shkruan Periskopi.

“Kryetari Mustafa, kjo ofertë është tash e 10 ditë nuk është bisedu në publik, ndërsa këta  kanë aludu që ne kinse kemi kërku rritje të ministrive.  Na nuk kemi kërkuar asnjëherë, kjo është një kamuflazh. Kjo ofertë që është dalur sot është e njejta nuk ka ndryshuar, ne kemi qëndru në ofertën e parë nuk kemi ndryshuar”, tha ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK