Kosovë
Abrashi: Jam për koalicion me partinë me 29 deputetë, na takon Presidenti, Kryeparlamentari dhe pesë ministri

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Arban Abrashi, ka reaguar pas një shkrimi në media se ai dhe disa anëtarë të tjerë në mbledhjen e sotme të kryesisë kanë qenë kundër koalicionit me Vetëvendosjen.
Abrashi ka shkruar në Facebook se ai ka qenë edhe sot pro koalicionit me VV’në, të cilën refuzon ta përmend si subjekt me emër.
“Sqarim: Edhe sot isha pro koalicionit me partinë me 29 deputetë. Kërkova të afatizohet dhe të mos shtyhet më shumë arritja e marrëveshjes. LDK-së sikur në fillim edhe tash duhet t’i takojnë Presidenti, Kryeparlamentari dhe pesë ministri”, ka shkruar anëtari i kryesisë së LDK’së.
Ndërkaq, ai ka kritikuar mënyrën se si po vepron VV’ja, duke thënë se partneriteti nuk krijohet me video, por me mirëbesim e mirëkuotim.
“Partneriteti ndërtohet me mirëbesim e mirëkuptim, e jo përmes video prezentimeve, e nëncmimit të partnerit të vetëm serioz. Mos ia humbni shpresën vendit!”, ka shkruar Abrashi.
“P.S. kërkoj falje për lexuesit, dhe dezinformatat e plasuara nga fansat e partise me 29 deputet, por herave tjera flas me emra. Shendet”, shton ai.




















