Connect with us

Kosovë

Abdullahu: Fajin për mosarritjen e marrëveshjes LDK-VV e kanë këto dy parti, as Thaçi e as dikush tjetër

Publikuar

më

Analisti politik, Faton Abdullahu, thotë se takimi Thaçi-Kurti i paralajmëruar të mbahet sot, mund të jetë një spektakël politik, por mund të harrohet shpejt.

Ai shkruan në Facebook se qytetarëve iu intereson e ardhmja dhe fajin për mosarritjen e marrëveshjes për koalicion, e kanë LDK dhe VV.

Ai shkruan kështu:

Thaçi – Kurti

Nëse vështrohet nga prizma e raporteve të kaluara dhe akuzave të ndërsjella, sot takimi Thaçi – Kurti do të jetë takim i rëndësishëm, mbase edhe spektakël politik. Por ky takim mund të harrohet shpejtë, mund të jetë mbase i dështuar, nëse shihet nga perspektiva e krijimit të qeverisë. Në këtë aspekt qytetarëve sot ju intereson e ardhmja. Thaçi nuk mund të bëjë shumë që ta shtyj këtë proces përpara, i prolonguar tani më pajustifikueshëm. Fajin për mos arritjen e marrëveshjes e kanë LV dhe LDK, askush tjetër. Në rend të parë sepse këtyre dy forcave politike po ju mungon

1) Guximi institucionalist. LDK është institucionaliste, por nuk është e guximshme, kurse LV është e guximshme, por jo institucionalisht e guximshme.

2) Besimi i ndërsjellë. Këto dy subjekte dyshojnë shumë ndaj njëra tjetrës dhe ‘besimin’ mundohen ta sigurojnë duke marrë më shumë pushtet se pala tjetër, për të siguruar rahati qeverisëse, gjë që nuk po funksionon.

3) Përkrahja nga jashtë. Deri më tani nuk ka kurrfarë fakte të forta (përveç deklaratave të vakëta) që na japin të drejtë të konstatojmë se partnerët tanë ndërkombëtar e përkrahin plotësisht dhe pa rezervë koalicionin LV – LDK.

NA NDIQ NË FACEBOOK