Connect with us

Kosovë

Abdullahu: Amerika nuk është pro koalicionit LDK-VV, sepse e dinë që këto dy parti do kenë probleme më vonë

Publikuar

Analisti politik Faton Abdullahu thotë se mospjesëmarrja e ambasadorit Kosnnet  në takimin e mbrëmshme lë të  kuptoj që edhe vetë SHBA’ja nuk e dëshiron një koalicion nga këto dy parti.

Siç thotë Abdullahu amerikanët nuk ndihmojnë në këtë marrëveshje sepse siç thotë Abdullahu Amerika po e sheh që që këto dy parti nuk i besojnë njëra tjetrës dhe se ekziston mundësia që më vonë të kenë problem këto dy parti, përcjell Periskopi

“Nëse ju kujtohet edhe më herët VV’ja nuk është ndjerë rahat dhe gjithmonë i është drejtuar popullit duke thënë se ne jemi okej por është LDK’ja ajo e cila është fajtore. Edhe ftesa e VV’së ndaj Kuintit është për të i thënë atyre se shikoni se sa po kërkon LDK’ja dhe është shumë. Nëse tani kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët, kjo nënkupton që edhe më vonë do të kërkosh atyre që të zgjidhen edhe problem tjera. Kur erdh përfaqësuesi i Trumpi në Kosovë tha qartë që jemi ardhur për ekonomi dhe nuk jemi ardhur për koalicion, mue po ma merr mendja sepse amerikanët nuk e bëjnë sepse këto dy parti nuk po i besojnë të bëhen bashkë sepse e dinë që mund të kenë më vonë problem”, tha Abdullahu në Info Mgazinë./Periskopi