Connect with us

Sport

A ju kujtohet sulmuesi Jackson Martinez? Ja ku luan tani

Publikuar

Kolumbiani te Porto në 90 paraqitje kishte arritur të shënonte 67 gola.

Ai ishte lojtari i momentin, ai që e kërkonin të gjithë, por që në fund e bleu Atletico Madrid.

Kalimi te Atletico Madrid doli të ishte një hap i gabuar, për lojtarin që sot numëron 33 vjet.

Te Atletico, Martinez bëri vetëm 15 paraqitje, duke shënuar vetëm dy gola.

Aventura te Atletico zgjati shumë pak, me kolumbianin që u transferua në Kinë te Guangzhou Evergrande.

Në Kinë, ai bëri 10 paraqitje dhe shënoi vetëm katër gola.

Sot, Martinez është pjesë e skuadrës portugeze, Portimonense, dhe në 12 paraqitje, ka shënuar vetëm një gol./Lajmi.net/  

NA NDIQ NË FACEBOOK