Connect with us

Shëndetësi

27 vjeçarja shtatzënë ndërron jetë para se të mbërri në spital, i shpëtohet foshnja

Publikuar

 Një 27 vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë sot në Gjilan, njofton Klan Kosova.

Ajo ndërroi jetë para së të mbërrinte në Spitalin Rajonal të këtij qyteti, mjekët të cilët e pranuan kanë arritur të shpëtojnë foshnjën e cila ishte e gjallë në trupin e së ndjerës.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Nysret Hajrullahu, Drejtor i Përgjithshëm në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Ai deklaroi se familjarët e së ndjerës nuk kanë pranuar trupin ta dërgojnë për obduksion.

“Gruaja tek ne erdhi pa parametra vital. Nuk kishte të rrahura të zemrës, nuk kishte puls, bebëzat e syve i kishte të zgjeruara. Kirurgët në Klinikën Emergjente të gjithë menjëherë kanë intervenuar, por gruaja nuk dha shenja jete”.

“Fëmija është nxjerr i gjallë nga barku i nënës. mjekët menjëherë e kanë reanimuar dhe kanë arritur që ta mbajnë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore”.