Connect with us

Kosovë

19 vjeçarja nga Gjakova largohet nga shtëpia, familjarët në kërkim të saj

Publikuar

Dje rreth orës 14 e 40 minuta një vajzë 19 vjeçare është larguar nga shtëpia. Babai i vajzës e ka raportuar rastin në policinë e Gjakovës gjatë ditës së sotme.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar drejtori i policisë për regjionin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se ende nuk dihet për vendndodhjen e 19 vjeçarës.

Sipas tij, vajza me vete ka marrë një valixhe me rroba dhe gjera të tjera personale.

“Rasti është raportuar sot rreth orës 15:00 në stacionin policor të Gjakovës. Sipas prindit të viktimës deklaron që dje rreth orës 14 e 40 minuta, vajza e tij 19 vjeçare është larguar nga shtëpia. Ka marr e vete një valixhe me rroba dhe gjera të tjera personale”, ka thënë Graishta për Gazetën Sinjali.

Sipas tij, familjarët kanë pasur dyshim për një person tek i cili mund të ishte 19 vjeçarja, por i njëjti e ka mohuar të ketë pasur lidhje me viktimën.

“Familjarët kanë dhënë një vend dyshimi ku mundet me qenë, polica ka kontaktuar me personin e apostrofuar edhe ai ka mohuar se ka lidhje me të, për momentin nuk dihet vendodhja e saj”, ka thënë Graishta.

NA NDIQ NË FACEBOOK