Connect with us

Kosovë

​Mustafa kërkon zbardhjen e vrasjes së Smajl Hajdaraj

Publikuar

“Sot, bëhen 18 vite nga momenti tronditës i vrasjes së njërës prej figurave më të rëndësishme të LDK-së, ish-deputetit të Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdaraj. Në 18 vjetorin e vrasjes, shprehim dhimbjen e thellë për humbjen e tij.Smajl Hajdaraj, komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Rugovës, luftoi me vendosmëri dhe trimëri kundër pushtuesit serb”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës Hajdaraj gjatë gjithë jetës së tij, ishte i pathyeshëm si personalitet, aktivist i rrugës për liri dhe demokraci, dhe tregoi shembullin më të mirë të një njeriu që për brezat e ardhshëm do të mbetet model se si mbrohet dhe duhet atdheu.

Smajl Hajdaraj u vra para hyrjes së banesës së tij në Pejë,  e që sipas Mustafës rruga e drejtë dhe aktiviteti i tij prej atdhetari iu pengoi qarqeve anti-kombëtare duke ia ndalën në gjysmë rrugën e nisur për liri.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në këtë përvjetor e përkujton më nder dhe krenari, Smajl Hajdarjn, dhe në të njejtën kohë vazhdimisht kërkon nga organet e drejtësisë që të zbardhen të gjitha rastet e vrasjeve pas luftës të vepritarëve të LDK-së, e po ashtu edhe rasti i Smajl Hajdarajt, dhe autorët e krimit të marrin dënimin e merituar”, ka thënë Mustafa.

NA NDIQ NË FACEBOOK