Connect with us

Sport

ZYRTARE: Ylli holandez rrezikon Euro 2020, pëson lëndim të rëndë

Publikuar

Depay u lëndua në një përplasje me Hamari Traore në minutën e 29′, por u zëvendësua vetëm pas pjesës së parë dhe Garcia kishte frikë nga më e keqja për yllin e skuadrës, i cili ka shënuar tetë herë në tetë ndeshjet e tij të fundit në të gjitha garat për Lyon, përfshirë golin që i çoi në raundin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.net.

Depay ka qenë një nga lojtarët kryesor për Holandën e rigjallëruar, duke shënuar tetë herë dhe duke bërë tetë asistime ndërsa ‘Oranje’ u kualifikuan në turneun e tyre të parë madhor që nga Kupa e Botës 2014.

Sidoqoftë, ai do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë dhe nuk ka garanci se do të jetë i gatshëm për Evropianin e vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK