Sport
ZYRTARE: Lazio – Verona luhet në shkurt

Ndeshja e xhiros së 17-të në Serie A, ndërmjet Lazios dhe Hellas Verona, do të luhet në muajin shkurt, përcjell lajmi.net.
Fillimisht ishte paraparë që kjo lojë të luhet në muajin janar, saktësisht më 8 janar, por duket se rrethanat kanë ndryshuar.
‘Football Italia’ bën të ditur se ndeshja mes Lazio dhe Verona do të luhet më 5 shkurt.
Kjo ndeshje është shtyrë pasi Lazio do të përballet me Juventus në Superkupën e Italisë, në Riad, këtë të dielë. /Lajmi.net/






















