Connect with us

Sport

ZYRTARE: Kualifikohet tutje, por ekipi italian shkarkon trajnerin

Publikuar

Trajneri tha pas fitores 4-0 ndaj Genk [sot] në Ligën e Kampionëve se do të takohej me presidentin të mërkurën.

Megjithatë, sipas burimeve të shumta, takimi ka ndodhur përpara kësaj mbrëmje në Hotelin Vesuvio në Napoli, transmeton lajmi.net.

Ka pasur raporte gjatë gjithë ditës se Napoli ka një marrëveshje paraprake me ish-trajnerin e Milanit Gattuso për të marrë përsipër rolin, pavarësisht se cili ishte rezultati i kësaj mbrëmje. Ai pritet të prezantohet nesër si trajner i ri i klubit italian.

De Laurentiis tashmë ka vendosur të shkarkojë Ancelottin, por po punohet që të mos paguhen dëmshpërblimet e kontratës.

Kjo gjithashtu do ta lejonte Ancelottin të ishte përsëri një trajner i lirë, me Arsenalin dhe Everton që janë të lidhur me të. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK