Connect with us

Kosovë

Zyrtare: Gjermania kërkon specialistë nga vendet jashtë BE-së, dokumenti hyn në fuqi më 1 mars

Publikuar

Qeveria Federale e Gjermanisë dëshiron të tërheqë specialistë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Kështu, sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, së bashku me komunitetin e biznesit, ajo nënshkroi një dokument në mënyrë që Akti i Imigracionit të mund të hynte në fuqi shpejt.

Po sipas mediave gjermane, përfaqësuesit e biznesit ranë dakord të mbështesin specialistët në përvetësimin e gjuhëve, gjetjen e akomodimit dhe marrëdhëniet me autoritetet.

Ndërsa Qeveria federale njoftoi se do të shpejtojë lëshimin e vizave dhe do ta bëjë më të lehtë njohjen e kualifikimeve të huaja.

Siç shpjegon mediumi tjetër FAZ, Ligji i imigracionit për punëtorë të aftë hyn në fuqi më 1 mars dhe ka për qëllim të bëjë më të lehtë për punëtorët e kualifikuar nga vendet jo të BE-së të gjejnë rrugën e tyre për në Gjermani.

Po sipas këtij mediumi, procedurat e vizave duhet të shpejtohen dhe të përmirësohen mundësitë që specialistët të mësojnë gjermanisht. Bëhet fjalë gjithashtu për njohjen e kualifikimeve profesionale.

“Është e domosdoshme që ne të kemi një ligj të tillë”, citohet të ketë thënë kancelarja Angela Merkel pas takimit, duke shtuar: “Ligji duhet të jetë një sukses. Ekziston një konkurrencë e madhe në të gjithë botën për specialistë të kualifikuar – Gjermania duhet të ofrojë kushte tërheqëse të punës dhe një mjedis gjithashtu tërheqës”.

Gjithsesi, ajo nuk ka dashur të spekulojë se sa specialistë nga jashtë kërkohen.

Megjithatë, mediat gjermane vënë në pah faktin se vetëm në tregti janë 250,000 vende të lira të punës.

Përkundër të gjithave, kancelarja ka theksuar se plotësimi i vendeve të lira të punës me aplikantë vendorë mbetet një përparësi.

Sipas saj, Qeveria dëshiron të “shfrytëzojë plotësisht forcën punëtore të vendit”.

Maqedoni37 minutes ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Shqipëri1 hour ago

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Lajme1 hour ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme2 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni3 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni3 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni3 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri4 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë4 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni4 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni4 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë4 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

NA NDIQ NË FACEBOOK