Sport
ZYRTARE: Chelsea blindon një nga lojtarët kryesor të ekipit

22-vjeçari ka shijuar një sezon progresi në Londrën perëndimore, duke bërë 16 paraqitje në të gjitha garat, si dhe ka arritur paraqitjen e tij të parë me Anglinë në kualifikimin e muajit të kaluar në Euro 2020 kundër Kosovës.
“Është një ëndërr që bëget realitet për të nënshkruar një kontratë të re pesë-vjeçare”, tha Tomori në faqen e internetit të klubit, transmeton lajmi.net.
“Jam vërtet i lumtur që klubi ka treguar këtë besim tek unë dhe thjesht jam i entuziazmuar të vazhdoj”.
“Unë kam qenë në klub që kur kam qenë shtatë vjeç, kështu që nuk di me të vërtetë shumë tjetër përveç Chelseat”. /Lajmi.net/





















