Sport
Zidane shpjegon arsyen pse e la Bale në stol ndaj Brugge

Bale ishte jashtë skuadrës në fitoren 2-0 të Madridit ndaj Espanyol në Santiago Bernabeu të shtunën, me Zidane që këmbëngul se ai nuk kishte stërvitur në “të njëjtin intensitet si shokët e tij” përpara ndeshjes.
Uellsiani u kthye përsëri në skuadrën e Realit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Club Brugge në Belgjikë të mërkurën, pasi kishin siguruan kualifikimin paraprakisht, përcjell lajmi.net.
Por Bale ishte zëvendësues i papërdorur, me Vinicius Jr dhe Rodrygo që startuan dhe shkëlqyshen në këtë takim.
Ai deklaroi: “Asgjë nuk ndodhi. Unë duhej të bëja tre ndryshime dhe zgjodha të tjerët. Kjo është e gjitha”. /Lajmi.net/






















