Connect with us

Lajme

Ziadin Sela vizitoi Hasanbegun

Publikuar

Aleanca për Shqiptarët po vazhdon takimet me qytetarët.

Kreu i kësaj partie Ziadin Sela, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Arben Taravari, kanë vizituar mbrëm lagjen e Hasanbegut në Shkup, ku nga afër u njoftuam me problemet e qytetarëve.

Shpresojmë se nuk do të na zhgënjeni ashtu siç na zhgënjyen deri tani politikanët, i tha Selës njëri nga të moshuarit që u ndal ta përshëndes gjatë ecjes së kreut të ASH-së në këmbë nëpër lagje.

Përgjigja e Selës ishte se nuk do ta zhgënjejë asnjë qytetarë që do ta mbështes Aleancën për Shqiptarët.

NA NDIQ NË FACEBOOK