Connect with us

Lajme

Zgjedhjet në Maqedoni/ Aleanca për shqiptarët mes dy zjarreve!

Publikuar

Teksa zgjedhjet e parakohshme parlamentare po afrohen opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut asesi nuk mund të bashkohet për të garuar bashkarisht në zgjedhje, shkruan Zyrtare.net.

Lëvizja Besa dhe Alternativa duket se do të vazhdojnë intatet me njëra tjetrën shikuar edhe paraqitjet e fundit të eksponentëve të këtyre dy partive nëpër studiot telvizive që nga urrejtja që kanë për njëra tjetrën nuk përmendin fare emra për njëra-tjetrën.

Burrime të portalit Zyrtare.net brenda kampit opozitar mësojnë se një marrëveshje mes 3 subjekteve duket shumë larg madje të njejtit akoma nuk janë pajtuar të ulen në një tavolinë për të biseduar.

Në këtë rast partia, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës që shihet partia më e konsoliduar në opozitë gjendet në një situatë shumë të palakmueshme dhe para vetes gjendet mes dilemës  se me kë prej këtyre dy partive do të kolacionoj para zgjedhjeve.

Përpjekjet e reja për arritje të një marrëveshje do të provohet sërish gjatë javëve të para të muajit janar. /Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK