Connect with us

Sport

Zëvendës-presidenti i Inter flet për transferimin e mundshëm të Vidal

Publikuar

Bisedimet po vazhdojnë për një huazim me mundësi blerje, pasi kiliani është i etur për një ribashkim me ish-trajnerin e tij te Juventusi, Antonio Conte, transmeton lajmi.net.

“Ne do të shohim se si shkon dritarja e transferimit, pasi kemi një muaj për t’i rregulluar gjërat”, i tha Zanetti ESPN në Argjentinë.

“Vidal është një lojtar me karakter dhe përvojë të shkëlqyeshme, kështu që ne do të shohim se çfarë ndodh”.

“Ne po flasim për një lojtar që me siguri mund të na avancojë një nivel, dhe ne tashmë jemi në një nivel të mirë”. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK