Connect with us

Kosovë

Zeka: LDK e VV le të shkojnë tek Ramiz Lladrovci, o me hatër o me zor, ua kryen këtë punë

Publikuar

Milaim Zeka, kryetar i PEK-ut sonte në DPD ka thënë se meqenëse LDK e VV spo arrijnë marrëveshje, mund të drejtohen tek Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, transmeton Periskopi.

Tutje Zeka me ironi thotë se nëse as Lladrovci nuk u kryen ppunë, mund të shkojnë tek presidenti Hashim Thaçi,  e pastaj tek Rrahim Pacolli.

‘’LDK e VV munden me shku tek Ramiz Lladrovci, o me hatër o me zor ua kryen ai. Me shku edhe me bo zgjidhje. Në bazë të votave, fiton ai që ka fitu më shumë deputetë. Atëherë le të shkojnë tek Thaçi. Ai ua rregullon punët e ministrive. Dhe altealternativa e tretë është Rrahim Pacolli. Ai me Thacin  e kanë kriju Qeverinë e kaluar’’/PERISKOPI/