Sport
Zbulohet paga e Rrahmanit, ja sa fiton kapiteni i Kosovës te Hellas Verona

Djaloshi nga Prishtina karrierën e futbollistit e kishte nisur në Superligën e Kosovës, atëherë kur vendi ynë nuk njihej nga UEFA dhe FIFA, për të vazhduar karrierën në Superligën e Shqipërisë, nga ku u transferua në Kroaci.
Pas suksesve të mëdha në Kroaci me Dinamon e Zagrebit, verën e kaluar kapiteni i Kosovës iu bashkua Hellas Verona, në Serie A.
Në 14 xhirot e para në Serie A te Hellas Verona, Rrahmani ka qenë startues në të gjitha, duke u vlerësuar për paraqitjet e mira.
Rrahmani me Hellas Verona ka kontratë deri në vitin 2023, dhe paga e tij javore është 7.500 euro, sipas disa raporteve të publikuara në mediet italiane.
Kjo lë të kuptohet se Rrahamni te Hellas Verona fiton 360 mijë euro në vit./Lajmi.net/























