Lajme
Zaev: Nëse vazhdojmë të punojmë bashkë, gjithçka është e arritshme

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë të Veriut, Zoran Zaev, i cili qëndron për vizitë në Shqipëri, mbrëmë në Tiranë mori pjesë në koncertin humanitar “Ti asnjëherë nuk do të jesh vetëm” kushtuar procesit për rindërtimin pas tërmetit shkatërrueses nga 26 nëntori.
Pas ngjarjes ai në profilin e tij të Fejsbukut ka shkruar se vazhdon mbështetja pas ngjarjes tragjike për rikuperimin e pasojave nga tërmeti që e goditi Durrësin, dhe vendbanimet tjera në Shqipëri.
Potencoi se në shenjë të kësaj mbështetje, me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, kanë marrë pjesë në koncertin e operës klasike në Tiranë.
“Ngjarjet tragjike sjellin humbje të pakompensueshme, por, këto janë momente kur në mënyrën më të mirë të mundur mund të shprehet miqësia dhe lidhja mes popujve. Koncerti donator për zbutjen e pasojave nga tërmeti është vetëm fillim dhe paralajmërim i bashkëpunimit të përbashkët në ballafaqimin me katastrofat natyrore e cila nesër do të jetë shtyllë e re e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Zaev.
Bashkëpunimi i sinqertë dhe me përkushtim i ekipeve të shpëtimit të të gjitha vendeve nga fqinjësia pas tërmetit tragjik, potencoi Zaev është “shenjë e fuqishme për atë që mund ta bëjë rajoni ynë kur punojmë bashkërisht”.
Postimi i kryeministrit Zaev pas koncertit, mori publicitete të gjerë në mediat e Shqipërisë.
Ndryshe Zaev, Rama dhe Vuqiç marrin pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të iniciativës “Mini Shengeni”.
Ky është sesioni i tretë nga seria e takimeve pas Novi Sadit dhe Ohrit, në suaza të nismës për avancim të bashkëpunimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor./GazetaExpress/






















