Sport
Zaentti: Vidal ngrit nivelet e Inter

Vidal tash e sa kohë është në qendër të vëmendjes, kur flitet për merkaton e janarit, me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm tek Inter.
Inter pritet të nisin një ofertë për mesfushorin kilian qysh në fillim të janarit, kurse këtë lëvizje përkrahë edhe legjenda ‘zi kaltër’, Javier Zanetti, i cili beson se Vidal do të përmirësonte nivelet e Inter.
“Të shohim se si ecën merkatoja, pasi ne kemi një muaj për të kryer gjërat” ka thënë fillimisht Zanetti, transmeton lajmi.net.
“Vidal është lojtar me karakter të madh dhe eksperiencë të madhe, kështu që të shohim. Ne po flasim për një lojtar që mund të ngris nivelet dhe ne tashmë veçse jemi në nivele të mira” ka shtuar argjentinasi.
Mbetet të shihet nëse oferta e Inter do të bind drejtuesit e Barcelonës për kartonin e Vidal. /Lajmi.net/






















