Sport
Yaya Toure: Racizmi në futboll po përkeqësohet sepse tifozët janë më budallenjë

Kampionatet si ato të Italisë, Anglisë, por edhe disa vendeve të tjera, kanë pasur probleme të mëdha me tifozët dhe fyerjet raciste.
Në Premierligë, Raheem Sterling ishte një nga viktimat e racizmit, por ai nuk ishte i vetmi.
Lidhur me këto probleme ka komentuar edhe ish anëtari i Manchester City, Yaya Toure, i cili fajin ka lënë tek tifozët.
‘Kam pasur një bisedë me FIFA sepse kjo është diçka shumë e rëndësishme që ne duhet ta shohim me shumë kujdes” ka thënë mesfushori 36 vjeçar, transmeton lajmi.net.
“E di se do të jetë punë e zorshme dhe e vështirë, pasi rruga për fitoren është e gjatë. Njerëzit janë duke u bërë tani më budallenjë sesa më parë” ka thënë tutje lojtari, duke komentuar racizmin në futboll.
Së fundmi në Premierligë është arrestuar një tifoz i cili gjatë ndeshjes Man Utd – Man City shfaqi racizëm. /Lajmi.net/






















