Sport
Wenger: Ky lojtar po luan si Messi

Salah, 27 vjeç, te Liverpool është transferuar në vitin 2017 nga Roma, dhe në ‘Anfield Road’ ka arritur shumë suksese, duke fituar çmimin e lojtarit të vitit në Premierligë, e po ashtu edhe Ligën e Kampionëve.
Këtë sezon, egjiptiani ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë katër asistime, në betejën e gjatë të Liverpoolit për t’i dhënë fund pritjes së gjatë 30 vjeçare për një titull të Premierligës.
Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Salah është bërë një lojtar shumë i mirë muajve të fundit, dhe se e ka shfrytëzuar ndeshjen e Kupës së Botës për Klube kundër Monterrey për të ilustruar këtë.
“Më pëlqen mënyra e evulucionit të tij”, ka thënë Wenger për Bein Sports, përcjell lajmi.net.
“Sepse ai pati prekje (kundër Monterrey) të një krijuesi”.
“Ai krijoi shanse rreth zonës që ishin të jashtëzakonshme, ka pasur gjëra të Messit në atë ndeshje dhe më pëlqen që një djalë që shënon kaq shumë gola, bëhet djali që jep asistime”.
“Ky është një lojtar i kompletuar. Është diçka që ne të gjithë e admirojmë dhe e duam nga lojtarët tanë”./Lajmi.net/






















