Connect with us

Kosovë

Vullkani i Zelandës së Re: Pesë të vdekur dhe tetë të zhdukur

Publikuar

Kryeministrja i Zelandës së Re Jacinda Ardern ka thënë se nuk ka shenja jete në ishullin e Bardhë pas një shpërthimi vullkanik. Ajo tha se përqendrimi tani ishte “te rimëkëmbja” dhe “për t’u kthyer të dashurve”, pasi ishulli ishte i sigurt, transmeton Periskopi.

Trembëdhjetë njerëz supozohet se kanë vdekur, pesë prej tyre konfirmohen të vdekur dhe tetë janë ende të zhdukur në ishull.

Vullkani shpërtheu të hënën ndërsa turistët po e vizitonin.

Sipas policisë tridhjetë e katër vetë mbijetuan, me shumicën prej tyre ende duke marrë trajtim në spital. Ndër ata që janë goditur nga shpërthimi janë njerëz nga Zelanda e Re, Australia, Gjermania, Kina, Malajzia, SH.B.A. dhe Britania e Madhe./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK