Kosovë
Vuçiq nga Tirana: Të hënën do të ndaj një shumë parash për Shqipërinë, këtu morëm vendime të rëndësishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në një konferencë gjatë samitit për ‘mini-Shengenin’ në Tiranë ka thënë se të hënën do të ndajnë para nga Qeveria e tyre për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, transmeton Periskopi.
‘’Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për të ndihmuar me një vlerë parash Shqipërine dhe besoj që do të jenë dy apo katër donatorët më të mëdhenj për Durrësin,Thumanën dhe zonën tjetër në Shqipëri’’, ka thënë ai.
Tutje Vuçiq thotë se morën vendime të rëndësishme për Ballkanin në Tiranë.
‘’Njësitet tona të emrgjencës do të bashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen në rast të ndonjë tragjede. Kemi folur si të zhvillojmë tregtinë, ta lehtësojmë atë. Kemi marrë vendime të rëndësishme. Ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë rajonin’’/PERISKOPI/
Kujtojmë që Kosova ka bojkotuar këtë samit./PERISKOPI/



















