Lajme
Vrasja horror në Korçë, flet babai i 18-vjeçarit të arrestuar: Viktimën e kisha kushëri, djali ka qenë në shtëpi

Ditën e djeshme, fshati Mbroje i Korçës u trondit nga një vrasje horror, ku 48-vjeçari Flamur Duçi u gjend i pajetë pranë banesës dhe dyqanit të tij.
Mbi ngjarjen në fjalë, ku në trupin e të ndjerit u gjendën plagë djegieje (vihet re që pasi tentuan ta digjnin, viktima u masakrua me thikë) u arrestua 18-vjeçari Devis Hoti, si autor i dyshuar për krimin.
Mbi arrestimin në fjalë ka reaguar i ati i Hotit, i cili hedh poshtë mundësinë që i biri të jetë përfshirë në vrasje.
“Djali ka qenë në shtëpi në orën 6 të mëngjesit, ka qenë këtu. Viktimën e kisha kushëri, djalë halle. Kemi patur marrëdhënie normale, nuk kishim konflikte me ata. Le ta gjejë policia vetë pse është arrestuar, edhe ne na morën deklaratën, por në shtëpi.”


















